Julian Deda, aktori i humorit, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone ‘ në RTV ORA, ku dha opinionin e tij mbi disa komente negative.

Eshtë pjesë e emisionit, që i ftuari të lexojë pesë komente negative që janë bëre për të dhe tu përgjigjet përpara publikut. Ndërsa lexonte komentin e parë, i cili ishte bërë në një portal, Julian Deda bëri një deklaratë.

Pjesë nga biseda pas leximit të komentit:

Julian Deda: Ky koment duhet të jetë në një portal

Ester Bylyku: Po, në një portal

Julian Deda: Tek një portal i ndyrë që është Tema

Ester Bylyku: Tek një portal!

Julian Deda: Jo, po ta themi, pse mos ta themi?

Ester Bylyku: Tek një portal, që nuk janë dakord njerëzit…. (përgjigja po i referohej sqarimit të lajmit të publikuar për të shmangur cdo keqkuptim)

Julian Deda: Jo nuk janë dakord njerëzit, sepse duhet të sqaroj një gjë. Këto më hedhin disa herë në lajme, por i bëjnë lajmet siç duan vetë. Mua më bëjnë shumë mirë, pavarësisht titullit që më përfaqësuan, rëndësi ka që njerëzit të futen brenda dhe të shohin se çfarë kam thënë në të vërtetë, sepse janë disa gënjeshtarë që vënë titujt si ia ka qejfi.

Dhe çfarë bëjnë përveç kësaj, organizohen brenda portalit me emra të ndryshëm dhe komentojnë. Dhe komenton vetë, pra Mero komenton vetë. Do me thënë, për këta s’kam asnjë koment sepse janë njerëz të mjerë.