Jul Deda kandidat për deputet? Ja çfarë përgjigje ka për Bashën

Jul Deda kandidat për deputet? Ja çfarë përgjigje ka

I ftuar mbrëmjen e  djeshme në emisionin "PolitikOn" në RTV Ora ka qenë aktori i njohur i humorit, Julian Deda  i cili u pyet nga Alfred Lela se nëse Lulëzim Basha do e propozonte për deputet në Shkodër si do të reagonte ai.

Pa hezituar fare Juli tha se Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe ky është momenti i duhur për ta bërë këtë gjë, mirëpo si fillim do të konsultohej njëherë me familjen e tij dhe më pas do të kthente përgjigje përfundimtare. 

Por padiskutim që familja do të ishte përkrah tij dhe babai i tij, aktori i njohur Zef Deda do ta këshillonte që të kandidonte.

Alfred Lela: Nëse Lulëzim Basha do të marrë në telefon dhe të thërret në zyrë dhe të thotë ' Jul të dua një vend fitues një listë fitues në listën e Shkodrës' si do ti përgjigjeshe ti?

Julian Deda: E kam thënë gjithmonë që për të më shkëputur mua nga skena duhet të ndodhë nëj gjë shumë e madhe.  Në këtë rast ky vit është shumë diçiziv dhe të gjithë duhet të kontribojmë për ndryshimin pasi jemi shumë afër një ngjarje të madhe për veten tonë, Shqipërinë, fëmijët tanë. Nëse ma bëntë këtë ftesë unë do i thoja më ler të mendohem pak dhe të konsultohem me familjen, pasi familja është shumë e rëndësishme për të arritur një konkluzion.

Alfred Lela: Çfarë do thoshte Zef Deda për këtë?

Julian Deda: Besoj se do më thoshte 'Duhet të futesh bab, duhet ndryshim patjetër'

Showbiz Lajme Zef Deda Julian Deda alfred lela politikon lulezim basha

EMISIONET