Ju flet Moska - SPAK të hetojë Erion Veliajn për grup të strukturuar kriminal

Ju flet Moska - SPAK të hetojë Erion Veliajn për grup të

SPAK të hetojë Erion Veliajn për grup të strukturuar kriminal ishte tema në "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora këtë të mërkurë.

Myftaraj: Grupi i strukturuar kriminal mund të ngrihet edhe nga njerëz në pushtet për të nxjerrë përfitime për vete. Nuk ndodh që kriminelët të dalin dhe të thonë se kanë bërë marrëveshje për grup të strukturuar kriminal që pastaj të shkojnë në gjykatë. Është logjika e prokurorit që e çon drejt akuzës për grup të strukturuar kriminal.

Është sqaruar me prova se pas gjithë kësaj pune në gjykatën ndërkombëtare qëndron Veliaj që i dërgonte sms kërcënuese Becchettit nëse nuk ndryshonte politikën e televizionit të tij. Sigurisht që Veliajt nuk i pëlqen që ta kritikojnë se është maniak i imazhit të tij. SPAK-u pas kësaj gjobe ka për detyrim që të nisë hetimet se si ndodhi kjo gjë. Sigurisht, pastaj do të shkohet drejt një grupi të strukturuar kriminal me në krye Veliajn.

Sipas Kodit Penal, organizues ka qenë Veliaj që është vërtetuar me sms në gjykatën e arbitrazhit për mbylljen e televizionit. Prokurorët e çështjet që kanë marrë vendimet, janë në rolin e ekzekutorit. U mor ideja e Veliaj dhe u bënë të gjitha gjërat që të mbyllej televizoni Agon. Ky ishte një akt arbitrar sipas gjykatës ndërkombëtare. SPAK-u me hetimet e veta ta përcaktojë si të dojë Veliajn, sepse ligji thotë që përgjegjësia e bashkëpunëtorëve është e njëjtë, pavarësisht nëse janë nxitës apo organizatorë. Kjo do të thotë dënim i njëjtë.

Veliaj ka përfituar një përfitim jo material nga mbyllja e televizionit, gjë të cilën e ka bërë edhe përmes kërcënimeve me sms. Edhe prokurorët, gjykatësit dhe policët kanë përfituar jo materialisht, duke u marrë me sy të mirë nga pushteti sepse askush prej tyre nuk është djegur nga Vettingu. Nga të gjithë ka përfitime jomateriale. Nëse SPAK nuk dëshiron të veprojë, unë do të nisë një kallëzim me këto detaje dhe këtë teori. Kallëzimi do të jetë kundër Veliajt dhe zyrtarëve të shtetit që i kanë sjellë vendit tonë një dëm të tillë kaq të madh.

Vendi Lajme grup kriminal SPAK veliaj Aktualitet moska

EMISIONET