"Ju flet Moska" - Si ia vuri emrin Enver Hoxha Belinda Ballukut dhe pse donin ta mbysnin foshnje

"Ju flet Moska" - Si ia vuri emrin Enver Hoxha Belinda Ballukut dhe

Ministrja e Transportit dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku,  ishte në fokus të analizës së emisionit "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora.

Myftaraj: Në vitin 2018 kryeministri Rama gjatë ceremonisë për përurimin e kompanisë ajrore Air Albania e quajti Ministren e sotme, atëherë drejtoreshë e Agjencisë Ajrore Albcontrol, e quajti shtriga kuqezi e aviacionit shqiptar. Njerëzit u habitën dhe shpejtoi drejtori i Komunikimit të Edi Ramës, Endri Fuga, të përhapte një shpjegim se e quajti shtrigë se shtrigat fluturojnë. Shtrigat flutojnë mbi fshesë. Por Kryeministri di disa gjëra më të thella,  dinte diçka për të kaluarën e Belindës. Në foto shikoni Enver Hoxhën me gjyshin e Belindës, Beqir Ballukun, i cili ishte Ministër i Mbrojtjes për një periudhë të gjatë, me profesion bazë kazanxhi. Ishte atentator që vriste njerëz, intelektualë. Beqirin e pushkatoi Enver Hoxha si puçist dhe agjent. Emrin ja ka vënë Enver Hoxha. Kur lindi gjyshi i saj ishte ende në fuqi, ka lindur në bllokun e udhëheqjes.Por ndodhi një problem pastaj, që Rama duket se e di. Një javë pas lindjes Enverin e godit infarkti i tmerrshëm në zemër që e bëri invalid deri në vdekje. Nexhmija që e kishte gjuhën e hidhur nxori një teori që e mërziti shumë Beqirin, tha që u lodh shoku Enver duke mbajtur në krah Belindën.

Për analizën e plotë shikoni videon e emisionit.

EMISIONET