Shkulja e pemëve në Unazën e Re ishte në fokus të analizës “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora.

Myftaraj: Një nga mënyrat sesi vidhen paratë e taksapaguesve, paratë publike, paratë tona, është me tenderat për gjelbërimin.Qarkullojnë shumë para këtu dhe shumica e tyre vidhen. Shoqëria që fiton tenderin do ti japë pjesën e saj atij që i ka dhënë tenderin, në këto raste bashkive. Kontraktuesi më i madh është bashkia e Tiranës me kryetarin e saj Erion Veliaj. Një nga këto ngjarje ku vidhet në mënyrë flagrante ka ndodhur te Unaza e Re. Kur u shkulën rrapet, Veliaj tha se do ti heqim me kujdes për ti mbjellur prapë. U shkulën së paku 1000 pemë. Ku shkuan? Tenderi i parë bëhet për ti shkulur, pastaj tenderi tjetër për ti rimbjellë. Ka një hile këtu, midis shkuljes dhe rimbjelljes harrohet që pemët janë pronë publike, duhen riblerë tani të njëjtat pemë. I shkuli dikush, i merr. Harrohet kjo dhe rishiten prapë.

Për analizën e plotë shikoni videon e emisionit.