Ju flet Moska: Shqipëria dhe Kosova në luftën botërore të vaksinave

Ju flet Moska: Shqipëria dhe Kosova në luftën botërore

Gara mes shteteve në rang global për të siguruar  vaksinën anti-Covid ishte në fokus të emisionit "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora, emisioni i parë për 2021.

Myftaraj: Në botë ka filluar tashmë një lloj lufte, mund ta quajmë luftë e ftohtë, mund ta quajmë luftë mjekësore, shëndetësore. Në këtë luftë midis fuqive të mëdha për vaksinën do të përfshihen dhe Shqipëria dhe Kosova, madje tashmë janë përfshirë si përdoruese të vaksinës. Në këtë luftë midis fuqive të mëdha që kanë mundësi të prodhojnë vaksinën ndeshen  SHBA, Britania e Madhe, Kina dhe Rusia. BE ende nuk është ende konkurrent për të ndikuar në rang global. Vendet e BE mandje po shprehin shqetësimin nëse do të jenë në gjendje të përmbushin nevojat për popullsinë e tyre dhe jo më të eksportojnë në botë. Vendet që janë ofruar deri më sot për të dhënë doza vaksine me shumicë për vendet e tjera janë Rusia, por edhe Kina përgatitet për ta përmbytur tregun global me vaksinat e saj. Rusia madje i ka bërë dhe një ofertë të drejtëpërdrejtë Shqipërisë që përbën një diversion gjeopolitik duke ditur që ne jemi vend i NATO-s, kemi marrëdhënie të ngushta me SHBA. Rusia thotë ua jap unë vaksinën me çmim më të lirë dhe aq sa keni nevojë. Kryeministri Rama reagoi duke e quajtur një lloj shakaje, meme të internetit. Pati një reagim të Ambasadës ruse në Tiranë, ku më tepër sesa kryeministrit, kërkonte t'u drejtohej shqiptarëve duke u thënë se kryeministri Rama për shkak të klientelizimit të tij gjeopolitik në Bruksel dhe Uashington po kundërshton të marrë një vaksinë nga Rusia kur nuk ka alternativë nga Perëndimi për të marrë vaksinën. Rusia e bën mirë llogarinë, edhe Kina gjithashtu, e di që njerëzit që janë mbi 50 vjeç në Shqipëri kanë përdorur vaksina ruse dhe kineze deri në 1978.

Për analizën e plotë klikoni videon e emisionit.

Vendi Lajme vaksina anticovid Aktualitet ju flet moska 2021

EMISIONET