Ju flet Moska: Opozita jonë të ndjekë shembullin e opozitës serbe që bojkotoi zgjedhjet

Ju flet Moska: Opozita jonë të ndjekë shembullin e opozitës

Zgjedhjet e 25 prillit ishin në fokus të analizës së emisionit "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora.

Myftaraj: Në qershor të 2020 në Serbi u mbajtën zgjedhjet parlamentare të cilat u fituan për herë të katër rresht nga 2014 nga Partia Progresiste Serbe e Vuçiç. Në zgjedhjet e fundit partia e Vuçiç arriti të fitojë shumicën parlamentare më të madhe në Europë, edhe më e madhe edhe se shumica parlamentare që ka Vladimir Putin në Rusi. Opozita serbe nuk mori pjesë në këto zgjedhje, i quajti zgjedhje farsë, të rreme, të manipuluara, të blera nga shumica parlamentare dhe oligarkët pranë saj. Serbia sot ka një parlament me një shumicë parlamentare shumë të madhe dhe pa një opozitë reale por me disa bishta opozitare siç ka edhe në Shqipëri. Presidenti Vuçiç është miku i Edi Ramës, Edi Rama e ka deklaruar mik, ka shkuar në Beograd më shumë se kudo tjetër, përveç Ankarasë. Duket se edhe në zgjedhje po ndjek modelin e Vuçiç. Rama në zgjedhjet e 25 prillit kërkon mandatin e tretë por kur kemi hyrë në vitin zgjedhor Rama deklaron se partia e tij duhet të fitojë së paku edhe tre mandate, thotë që PS duhet të rrijë në pushtet deri në 2030.

Për analizën e plotë shikoni videon e emisionit

Vendi Lajme Politikë zgjedhjet e 25 prillit ju flet moska 2021 RTV Ora

EMISIONET