"Ju flet Moska": Një pyetje publike për drejtuesin e SPAK, Arben Kraja

"Ju flet Moska": Një pyetje publike për drejtuesin e SPAK,

Shtyrja e sekuestros me 6 muaj për Rtv Ora ishte në fokus të analizës së emisionit "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora.

Myftaraj: Ditën e dielë në 31 janar, GJKKO mbi kërkesën e SPAK ka vendosur të shtyjë për 6 muaj masën e sekuestros që është vënë që në fillim të gushtit ndaj Rtv Ora, shoqërisë Yldon Media Group, pjesë e të cilës është dhe Rtv Ora. Kur u bë shtyrja e masës së sekuestros nuk u dha asnjë njoftim publik nga SPAK. Të gjithë e kujtoni se me sa bujë të madhe e përhapi SPAK njoftimin në fillim të gushtit, e shpërdau në të gjitha mediat. Megjithëse kishin filluar pushimet u kujdesën njerëzit e SPAK që të kontaktonin me gazetarë të caktuar dhe tu jepnin informata të posaçme të cilat ata me bujë të madhe dhe me shpërfillje për ligjin nuk hezitonin ti quanin burime ekskluzive nga SPAK. Kjo do të ishte shkak për një hetim. Donin të bënin spektakël dhe të krijonin lajm. Pse heshti SPAK, pse nuk veproi si në gusht?E dinë shumë mirë që shteti do të paguajë një faturë në Gjykatën e Strasburgut, e dinë shumë mirë se çfarë procedurash kanë shkelur, e dinë shumë mirë se i kanë të gjitha me dokumenta bankare.

Për analizën e plotë shikoni videon e emisionit.

Vendi Lajme SPAK Kronike sulmi ndaj rtv ora dhe ora news sekuestro ju flet moska 2021 RTV Ora

EMISIONET