Emisioni “Ju flet Moska” në Rtv Ora nga Kastriot Myftaraj vijoi edhe këtë të premte me çështjen e dosjes së Presidentit të Yldon Media Group.

Myftaraj: Jemi në pjesën e katër të serialit “Një krim shtetëror: Si u sajua dosja mafioze për Ylli Ndroqin”. Jemi në qershor 2020 dhe tashmë janë bërë përpjekje të mëdha për të mbledhur prova për arrestimin e Ylli Ndroqit, janë bërë ndjekje fizike me anë të njësisë operacionale të policisë së shtetit për këto veprime, janë bërë përgjime për 18 muaj, është bërë leximi i transkripteve të vëllimshme nga përgjimet, oficerët e policisë gjyqësore nën drejtimin e Tonin Vocajt kanë lexuar ditë dhe natë transkriptet.Pasi nuk kanë gjetur gjë kanë kaluar në përpjekjen për të zbatuar ligjin Antimafia kundër Ylli Ndroqit për të cilin Erion Veliaj kërkonte me të madhe arrestimin dhe duke qenë se njerëz si Tonin Vocaj kanë mbijetuar në polici jo për profesinalizëm por se gjithmonë kanë vënë urdhrin mbi ligjin.

Ata që e njohin Tonin Vocajn thonë se ai ka fjalën urdhër të parën pastaj të tjerat.Kështu është kaluar në përpjekjen  për arrestimin e Ylli Ndroqit në një mënyrë tjetër. U përdor dosja e famshme 339 për pëërgjimet në Dibër për të inkriminuar Ylli Ndroqin me arsye qesharake. Një qytetar nga Durrësi me prejardhje nga Dibra që merrte pjesë në fushatën  zgjedhore për kënaqësinë e vet kërkoi një videokamera për fushatën zgjedhore. Rtv Ora kërkon të mbulojë sa më shumë nga këto, ja mundësoi këtë videokamër jo ekskluzivisht por duke kryer dhe detyra të tjera gjatë kësaj fushate zgjedhore. Këta u përpoqën ta përdorin si provë për inkriminim.Në qershor para se të bëheshin përgatitjet e fundit për të bërë ‘kurban’ Ylli Ndroqin, i shkon dhe negociatori i fundit por ishte diçka më tepër. Drejtori i një media të madhe i shkon Ylli Ndroqit dhe i jep një mesazh në emër të Erion Veliajt. I thotë më tha Lali Eri se Ylli Ndroqi do të arrestohet 100%, do ta arrestoj unë dhe ka kohë ti thërrasë mendjes, të pendohet për ato që ka bërë dhe të bëhet ushtar i bindur i Lali Erit. Nëse jo, përfundon mesazhi me fjalët e Lali Erit, nuk do ti ndahem gjithë jetën. Mesazh i denjë për një Supermen.

Përgjigjia e Ylli Ndroqit ishte: Le ti shkojë deri në fund, mua këtu më ka, e ndjej veten të qetë dhe të pastër. Lali Eri pas kësaj përgjigjje vazhdoi me operacionin “Supermeni godet”. OPGJ bënë listën e pasurive të Ylli Ndroqit duke marrë te noterët e Ministrisë së Drejtësisë  çfarë pasurish kishte Ylli Ndroqi, pa asnjë verifikim. Me këtë rast futën në listë edhe shtëpitë e katundit të rrënuara që i kishte trashëgim Ylli Ndroqi, i kishte trashëgim familjar ose i kishte marrë nga të afërmit e tij në katund për të mos lejuar që të prishej zona. Futën copa toke që i kishte trashëgim familjar me ligjin 7501, futen edhe varrezën e fshatit meqë një sasi metrash e kishte dhuruar Ylli Ndroqi për këtë punë. Të gjitha këto i shkuan në listë SPAK. Nuk ishin vetëm këto, gjithë bizneset e Ylli Ndroqi, RTV Ora, Ora News. Të gjitha këto u vunë në sekuestro me kërkesën e SPAK, me vendim të GJKKO. Në përfundim të këtij operacioni janë shpërblyer këta të cilët morën pjesë. Ka filluar shpërblimi. Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit që kishin marrë shpërblim për Gjykatën e Apelit e morën shpërblimin. Tani pritet shpërblimi për drejtorin Tonin Vocaj, do të jetë një shpërblim i denjë.

Shpërblimi që pret është Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, shpërblim presin Oficerët e Policisë Gjyqësore që bënë listën e sekuestros dhe gjithë operacionin nga ana teknike të cilët presin  të bëhen prokurorë, shpërblim pret drejtori i Agjencisë të Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara që pret ta fusin në listën e kandidatëve për deputetë të PS për qarkun e Tiranës. Presin dhe të tjerë shpërblim në këtë histori por do ti themi në vazhdim të këtij seriali. Por Lali Eri mbeti i pakënaqur me gjithë sekuestrimin e pasurive të Ylli Ndroqit, priste arrestimin. Policia e Shtetit ja dërgoi çështjen SPAK dhe kjo tha se nuk ka elementë për arrestimin e Ndroqit me ligjin Antimafia.

Ky ligj nuk ka qëllim arrestimin por goditjen ndaj pasurisë. Në këtë histori do të kemi zhvillime të tjera. Kemi një garë se kush do të shërbejë më tepër duke zbatuar urdhrin për të kënaqur Lali Erin, të cilin të gjithë e shikojnë si pasardhës të kryeministrit Rama në krye të PS. Ka një ironi të madhe, në kohën që Enver Hoxha ishte i sëmurë dhe Mehmet Shehu kishte vdekur të gjithë përpiqeshin ti binin në sy dhe ti bënin shërbime Ramiz Alisë. Lali Eri është bërë si Ramiz Alia në atë periudhë që po  punon për të marrë frenat e shtetit në dorë dhe u çon mesazhe të heshtura njerëzve gjithandej, që më shërbeni mua se do të shpërbleheni.

Të njëjtën gjë bën Lali Eri. Këtë më mirë se kushdo e kupton Artur Kala, që për të kënaqur dëshirën e Lali Eriot për të falimentuar Rtv Ora, ndërroi administratorin që u vu në fillim, i cili ishte sëpaku një ekspert financiar me licencë, dhe vuri dy të tjerë më instikte policore të cilët kanë urdhër dhe detyrë të zbatojnë planin për falimentimin e Rtv Ora sepse nuk u pëlqen ta konfiskojnë por ta falimentojnë dhe pastaj të lajnë duart. Në këtë histori do të kemi zhvillime të tjera, nuk do ta kenë luksin  më të bëjnë çfarë të duan. Dokumentet që mendojnë se i kanë, nuk do të mbeten sekrete për publikun se meritojnë të publikohen si gënjeshtra zyrtare.