Leximi politik i ligjit antimafia ka si pasojë gjoba të reja “Becchetti” ishte tema e kësaj të enjteje në “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.

Kastriot Myftaraj: Dëmshpërblimi që mori Becchetti tashmë janë një praktikë gjyqësore ndërkombëtare dhe do të përdoren si një referim nga të gjithë avokatët e mediave në Shqipëri. Me shumë mundësi vendi ynë ka për të paguar një gjobë për mbylljen e JOQ nga AKEP-i pa një vendim. Po ashtu dihet se janë sekuestruar media të tjetër me ligjin antimafia. Kjo ndodh se ligjit antimafia i bëhet një lexim politik nga SPAK-u. Ky lexim kërcënon çdo shqiptar.

Ligji antimafia pohon se mund t’i sekuestrohet pasuria dikujt pavarësisht nëse ka qenë i hetuar brenda dhe jashtë vendit, për vepra penale. Pavarësisht se ka qenë thjeshtë i hetuar apo në akuzë dhe nëse ka marrë apo një dënim nga gjykata se mund të ketë dalë i pafajshëm, vetëm me hetim, sërish mund të zbatohet ligji se ka qenë një person i hetuar. Lexuar politik është se ligjvënësi kur ka bërë këtë autonomi nga procedimi penal, ka një varësi logjike, që ka të bëjë me garancitë proceduriale. Nuk mund të fshihet të gjitha garancitë proceduriale. Autonomia nga procedimi penal, ka një kufizim që është të merren parasysh afat ku ngrihet akuza.

Nëse dikush rezulton se dikush është hetuar në vitin 1998 dhe brenda afateve proceduriale të Kodit të procedurës penale dhe çështja nuk ka shkuar në gjykatë, ligji antimafia nuk mund të zbatohet. Nëse brenda afateve proceduriale nuk e kanë dhënë dënimin, atëherë nuk mund të vihet në zbatim ky ligj antimafia. Ky është një përdorim politik sepse i pëlqen qeverisë që t’i rrëmbejë pronën dikujt, p.sh një media ose një portal. Sigurisht që me Becchettin iu thyen hundët dhe tani kërkojnë që të godasin sërish, por paratë i paguan populli.