Gazetarët investigativë në Shqipëri ishin në fokus të analizës së emisionit “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora.

Myftaraj: Në Shqipëri është krijuar një kult i një grupi të ashtuquajturve gazetarë investigativë. Nuk dua ti fus të gjithë këtu por janë disa gazetarë të këtij lloji që e quajnë veten elitarë, kampionë të investigimit dhe hulumtimit. Këta kanë krijuar lidhje në prokurori, gjykata, polici dhe më tej. Marrin informacione, shpërndajnë në publik informacione që nëse janë për tu shpërndarë duhet të jepeshin ose përmes njoftimeve të zëdhënësave të isntitucioneve përkatëse ose në konferenca për mediat.  Por drejtuesit e këtyre institucioneve zgjedhin që të bisedojnë jozyrtarisht me këta gazetarë, tu japin shpesh dhe dezinformacione për qëllime të caktuara. Këta gazetarë janë kthyer në njëfarë lloj institucioni fuqie publike, mediatike të cilët shpesh edhe me lidhje me botën kriminale bëjnë dezinformime në funksion të bandave të caktuara kriminale. Është lehtësisht e kuptueshme. Një shembull i një gazetari të tillë është Klodiana Lala. Gazetarë si Klodiana kanë krijuar një biznes kriminal, marrin informacione të kundërligjshme dhe i përdorin në mënyrë përzgjedhëse për ti dhënë informacion publikut, shpesh dhe në interes të grupeve kriminale.

Për analizën e plotë shikoni videon e emisionit.