Ndërtimi i një pallati ngjitur me kishën katolike në Tiranë ishte në fokus të analizës së e emisionit “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora.

Myftaraj: Pasi PS erdhi në pushtet në zgjedhjet e 2013, kryeministri Edi Rama dhe Erion Veliaj që më pas u bë kryetar i Bashkisë kritikuan fort projektin e kohës kur ishte PD në pushtet për ndërtimin e xhamisë te lulishtja në krah të parlamentit, e quajtur xhamia e Namazgjasë për shkak se projekti i bërë nga Berisha dhe Basha siç thoshte Rama ishte një xhami me një pallat, si stadiumi me kullë që bëri Rama.

Kryeministri Rama e anuloi këtë projekt dhe u ndërtua xhamia që është sot, me katër minare. Nuk është përuruar akoma sepse Erdogani i kërkon të dëbojë gylenistët nga drejtimi i Komunitetit Mysliman Shqiptar. Por xhamia u ndërtua pa pallat. Ju hoq pallati xhamisë por ju ngjit kishës. Katedralja e Shën Palit, që është disa metra poshtë xhamisë, në krah të saj po ndërtohet një pallat. Pra u anulua xhamia me pallat dhe ju ngjit një pallat kishës.

Shikoni videon e emisionit për analizën e plotë.