Ju flet Moska: Ironisht, fjala "Nusret" do të thotë "Fitore"!

Ju flet Moska: Ironisht, fjala "Nusret" do të thotë

Darka e famshme te "Nusreti" në  Dubai, një prej restoranteve më luksozë dhe të shtrenjtë, e disa prej ministrave të qeverisë Rama ishte në fokus të analizës së emisionit "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora.

Myftaraj: Është thënë pothuajse gjithçka për darkën në Dubai të disa qeveritarëve nga Shqipëria por diçka nuk është thënë. Është diçka ironike, kuptimi i fjalës "Nusret" sips emrit të pronarit dhe kuzhinierit kryesor të restorantit ku darkuan qeveritarët tanë në arabisht dhe turqisht do të thotë "Fitore". Darka te "Nustreti" do të përmendet gjatë si darka e "Triestes". Por ajo që duket më e rëdësishme në kuptimin simbolik është se fjala "Nusret" do të thotë "Fitore".

Këta qeveritarë në këtë darkë, por dhe ata që nuk janë,  kanë një besim dhe një siguri të madhe në fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit. Thonë se PS do ti fitojë me siguri zgjedhjet, këtë e thotë dhe shefi i tyre Edi Rama. Unë nuk them se do të fitojë opozita, se nuk ngjall besim te qytetarët, por nuk më duket logjike që të fitojë kjo shumicë parlamentare që është në fuqi sepse qytetarët kur shikojnë skena të tilla si kjo te "Nustreti" thjesht mund të mos votojnë fare, mund ta nxjerrin votën e tyre të pavlefshme  apo të votojnë parti më të vogla që nuk janë në koalicion. Nuk ka kuptim dhe logjikë tu japin një mandat të tretë këtyre "nustretarëve" të politikës shqiptare.

Për analizën e plotë shikoni videon e emisionit.

Vendi Lajme Politikë ju flet moska 2021 darka ne dubai nustreti

EMISIONET