Ju flet Moska: Investimi më i madh, i dështuar propagandistik antishqiptar serb

Ju flet Moska: Investimi më i madh, i dështuar propagandistik

Shtëpia e verdhë dhe aktakuza e Speciales për ish-zinxhirin komandues të UÇK-së ishin në fokus të analizës së emisionit "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora.

Myftaraj: Sajesa e shtëpisë së verdhë në Shqipëri ku bëhej nxjerrja e organeve të njerëzve të rrëmbyer  nga UÇK-ja gjoja, të cilët pastaj kalonin në Fushë Krujë dhe më tutje në aeroportin "Nënë Tereza" është investimi më i madh propagandistik që ka bërë Serbia kundër shqiptarëve që nga viti 1913 kur u krijua shteti shqiptar. Në atë kohë Serbia bëri një investim të madh propagandistik me anë të një studiuesi serb Vladan Gjorgjeviç, i cili ka qenë kryeministër i Serbisë në fund të shekullit XIX, studiues, historian i gënjeshtrave. E them këtë sepse ky zotëri në një libër të botuar në 1913 me titull "Arnautët dhe fuqitë e mëdha" është munduar të vërtetojë shkencërisht që shqiptarët janë njerëz me bisht.

Ky investim i madh serb u përsërit nga dashakeqësit e shqiptarëve 100 e ca vjet më vonë. Serbët përsëritën një tjetër investim me sajesën e marrjes së organeve, raporti i Dick Marty. Nëse i bën një analizë tekstit kam tezën se është  Dobrica Qosiç  autori i historisë së shtëpisë së verdhë, i trillimit. Ka vdekur në vitin 2014 në moshën 94 vjeç. Ky trillim i dytë i madh, investimi propagandistik serb i shtëpisë së verdhë mund të quhet i dështuar se nuk ia arriti qëllimit të futet në aktakuzën e prokurorisë Speciale që ju paraqit gjykatës Speciale në Hagë. Këto u ngritën nga raporti i Dick Marty për trafikun e organeve. Kjo rrëfenjë serbe nuk arriti të futet atje. Prokurorët ndërkombëtarë e panë se ishte trillim dhe ky është dështimi më i madh i Serbisë dhe e ka ndjerë shumë rëndë dështimin. Ashtu si u bë aktakuza për krerët e UÇK nuk habit njeri në botë.

Vendi Rajoni Lajme ju flet moska kosova ne hage shtepia e verdhe

EMISIONET