Ideja e hedhur në mediat pranë Ramës se ky i fundit do të bëjë negociatorin për zgjidhjen e konfliktit greko-turk, në një takim në Tiranë që do të mbahet në dy javëshin e fundit të janarit, ishte në fokus të analizës së emisionit “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftarj në Rtv Ora.

Myftaraj: Po flitet shumë këto ditë për një pajtim greko-turk që do të jetë një lajm i befasishëm në rang ndërkombëtar, botëror, me negociimin të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. Edi Rama vetë nuk është shprehur për këtë gjë, por gazetarët dhe analistët afër tij po e përhapin këtë lajm. Më i zëshmi është Baton Haxhiu që ka folur për një takim në Tiranë. Ai ka thënë se në fund të dhjetëditëshit të dytë të janarit do të ketë një takim greko-turk në Tiranë nën kujdesin e kryeministrit Rama. Në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare janë bërë të njohra negociimet e konflikteve nga përfaqësuesit e fuqive të mëdha. Nuk ka ndonjë shembull që përfaqësuesi i një shteti  të vogël të ketë marrë përsipër një detyrë kaq të madhe. Edi Rama nuk ka ndonjë mandat të deklaruar as nga BE, as nga SHBA, as nga NATO dhe as nga dy palët Turqi-Greqi që të bëjë negociatorin në konfliktin e vjetër greko-turk.

Për analizën e plotë kliko videon e emisionit.