Lufta politike për goditjen e Rtv Ora dhe Ora News dhe roli i kreut të Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara në këtë drejtim ishin në fokus të analizës së emisionit “Ju flet Moska” në Rtv Ora nga Kastriot Myftaraj.

Myftaraj: Në qendër të kësaj fotoje është Artur Kala, drejtor i Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara e ngritur për të luftuar krimin e organizuar në dukje por në realitet është një Agjenci e cila po jep goditje përzgjedhëse. Ka arritur deri atje sa të marrë në administrim me qëllim falimentimin edhe RTV Ora dhe Ora News.

Artur Kala është një ish-burokrat partiak lokal, ish-kryetari i PS në Bulqizë i cili është shembulli tipik i militantit lokal që ngrihet në krye të institucioneve të rëndësishme shtetërore dhe atje shkon me mendësinë e militantit për të kryer detyrat e partisë.

Është i përzgjedhuri i Ministrit Sandër Lleshaj, është dhe vartësi i tij. Më lart shikoni dy aministratorët që ka çuar Artur Kala me urdhër të partisë në Rtv Ora. Djathtas në foto shikoni Erion Veliajn, njeriu që është betuar se do ta shkatërrojë Rtv Ora dhe me këtë po bën provën gjenerale për diktator të Shqipërisë.

Të gjithë diktatorët e kanë nisur duke sulmuar median, kështu e nisi Lenini, Hitleri, Stalini e gjeti të gatshme. Këta zotërinj në luftën ndaj Rtv Ora po përdorin armën e fundit, Agjencinë e drejtuar nga Artur Kala. Dështuan me OFL që nga janari 2020, megjithëse e nisën pikërisht me pronarin e Rtv Ora. Deri në qershor u përpoqën, e panë që ishte e pamundur. Dështuan me ligjin Anti-mafia megjithëse po e mbajnë pezull, e nisën që në korrik dhe sot është i qartë dështimi i tyre, dështimi i SPAK.

Kështu që ka hyrë në lojë Artur Kala i cili ka marrë përsipër nga ish-piloti Sandër Lleshaj që në këtë rast bën rolin e pilotëve kamikazë japonezë që sulmonin  anijet dhe ka marrë si ndihmës Artur Kalën. Artur Kala është betuar ta falimentojë Rtv Ora sepse kjo është zgjidhja më e mirë pasi nuk e bëjnë dot sipas skenareve që e kanë menduar. Zgjidhja më e mirë është me anë të administratorëve dhe këtu punohet në dy linja. Linja e parë është të rriten borxhet e pambledhura të Rtv Orës, detyrimet, 1.4 milion euro kanë arritur që kur kanë ardhur këta administratorët në fillim të gushtit.

Nuk shkojnë të marrin detyrimet administratorët e partisë, 300 mijë euro i ka detyrim PS. Por më e keqja është se Artur Kala ka filluar tu bëjë presion duke folur në emër të SPAK, bizneseve, kompanive, të cilat kanë kontrata reklame me Rtv Ora dhe Ora News. Presioni është shumë brutal, shumë arrogant. U thonë ku i gjeni ju paratë që paskeni ti jepni dhe Rtv Ora dhe Ora News, do të merret me ju OFL.

Artur Kala ka autorizim për të folur në emër të OFL. Po i terrorizon bizneset që kanë kontrata publiciteti me Rtv Ora dhe po u bën presion duke u kërkuar që të mos i përsërisin kontratat, ti ndërpresin. E gjitha kjo bëhet që televizioni të mbetet pa burime të ardhurash, të falimentojë dhe pastaj këta të thonë nuk është faji jonë, nuk kemi çfarë të bëjmë. Të gjitha janë një skenar për të shkatërruar një media të lirë që nuk është në shërbim të qeverisë dhe politikanëve me pushtet që kanë ambicie për të sunduar këtë vend siç është Lali Eri.

U bëj një thirrje këtyre kompanive të mëdha nga kompania Kastrati etj që të mos i nënshtrohen presionit që u bëhet nga Artur Kala në emër të këtyre pushtetarëve sepse do të jetë në dëm të tyre pasi kur të mos ketë më media të lira do të rritet presioni i pushtetit ndaj tyre, më keq do të jetë për ta.

Për presionin që bën Artur Kala kemi dhe prova materiale. I bëj thirrje SPAK të nisë hetimet sepse Artur Kala e ka shndërruar Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara në grup të strukturuar kriminal. Janë të gjithë elementët e kësaj vepre penale. Administratorët vijnë dhe marrin dosjet e bashkëpunimit të Rtv Ora, Yldon Media Group me kompanitë sponsor dhe ja japin shefit ti përdorë për presion ndaj këtyre kompanive dhe kjo përbën një vepër penale.

Ata kishin detyrim të ruanin konfidencialitetin, këta veprojnë me arrogancë.Ju bëj një apel ambasadorëve të vendeve partnere në Shqipëri, që nga ambasadorja e SHBA-ve, i BE, Francës, Britanisë së Madhe, Gjermamnisë, Italisë, ky grup po e fut Shqipërinë në luftë civile. Jo sepse preket RTV Ora por me shpërdorimet e tyre të mëdha, ky grup i strukturuar kriminal është  pjesë e një organizate më të madhe kriminale politiko-pushtetare-ekonomike e cila po i vë shqiptarët në provë deri kur do të rebelohen. Po e mbyt shoqërinë ekonomikisht, po i merr dhe jetën në shërbim të një pakice militantësh të punësuar në shtet.

Nëse partnerët tanë mendojnë se do ta mbajnë Shqipërinë në stabilitet, e kanë shumë gabim. Këta janë grupi më i rrezikshëm për destabilizimin e Shqipërisë, kjo organizatë që qëndron pas tyre do ta futë Shqipërinë në luftë civile. Ta kenë të qartë diplomatët se nuk do ti durojë njeri gjatë.

Kala ka marrë prtemtim të bëhet deputet, nuk do të bëhet deputet megjithëse po investon shumë. Ne e dimë ku shkojnë pakot me para nga pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara nga OFL, ne dimë për hotelet, stacionet e karburantit, vilat luksoze, tokat në bregdet, ne dimë shumë gjëra. Ka lënë gjurmë kriminale ky Artur Kala, prova materiale për presionin që u ka bërë bizneseve që sponsorizojnë Rtv Orën.

Ky njeri vepron me arrogancë sepse mendon që do të jetë gjithmonë në pushtet, nuk do të ndëshkohet kurrë. Në fakt do tu vijë ndëshkimi sado e çuditshme të duket, do ti vijë dhe Ministrit kamikaz ndëshkimi. E ka lëshuar ish-piloti aeroplanin e Ministrisë së Brendshme me autopilot por ai autopiloti është në rënie të lirë, do të vijë përplasja sepse nuk mund të ndodhë ndryshe në Shqipëri nga çfarë ka ndodhur në vende të tjera me vetëdije shumë më të ulët shoqërore, civile, se shqiptartët.

Ka ndodhur dhe në të kaluarën në historinë tonë, këta do të jenë përgjegjës për atë që do të ndodhë. I bëj thirrje SPAK  të merret me këtë grup të strukturuar kriminal që po e keqpërdor një institucion të rëndësishëm të ngritur me shumë shpresa siç është Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, po e keqpërdor për qëllime që nuk kanë të bëjnë as me ligjin, as me luftën kundër krimit të organizuar. Po e keqpërdor për qëllime politike, për qëllime përfitimi pasuror. Këta kanë caktuar dhe kush do ta marrë Rtv Ora, madje janë me dy mendje ta mbajnë si televizioin apo të ndërtojnë pallate.

Qëllimi i tyre i parë është falimentimi dhe do të jetë në turpin e SPAK nëse lejon duke vazhduar sekuestrimin që këta njerëz të realizojnë planin e tyre të falimentimit të një media të lirë, të një media pronarin e të cilës pasi u përpoqën të gjejnë prova për të shkuarën kriminale kanë dështuar totalisht. Nuk u thonë të vërtetën shqiptarëve ku janë provat kriminale, nuk ka të tilla. Në ditët në vazhdim do të merrem përsëri me Artur Kalën, ky është prototipi sesi nuk duhet të jetë zyrtari shtetëror. Të mos mendojë se kemi frikë se do të na çojë në gjyq, turpi i prokurorëve që mbrojnë këtë njeri, turpi i gjyqtarëve që do të japin vendim pro këtij njeriu. Do të merremi gjatë me të, na ka pas.