Ambasadat perëndimor në Shqipëri, homoseksualët dhe Erion Veliaj ishte tema e kësaj të enjteje në “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTv Ora.

Myftaraj: Kam disa pyetje të logjikshme? Para 15 vitesh unë jam paraqitur në emisionin Zonë e Lirë ku kam thënë se lëvizja Mjaft për të marrë fonde nga Be ka aplikuar donacione, duke paraqitur projekte si një lëvizje LGBTI+. Aso kohe kam thënë se bëhen orgji në ato festa. Veliaj ka dalë në konferencë për shtyp atëherë dhe ka thënë se do të më padiste e do të vinte nderin në vend. Nuk më paditi në gjyq, por po ia jap rastin sërish.

Atë që dua të ndaj si çështje është se si shpjegohet se ambasadat perëndimore dhe fondacionet e huaja, kanë qenë shumë në mbështetje të Mjaft e këtyre lëvizjeve. Aso kohe sekretarja e shtetit foli për një njeri që quhej Klodian Çela, i cili tha në Big Brother se ishte homoseksual. U bë një bujë e madhe në vend dhe disa të rinj protestuan në Lezhë.

Erioni i shfrytëzonte këto gjëra dhe merrte fonde. Edhe për këto pritjet kushedi sa para ka marrë. Këta njerëz janë bërë të pushtetshëm sot. Personi me paruke të kuqe është bërë drejtori i komunikimit të Ramës, personi ngjitur tij është bërë nën kryetari i bashkisë Tiranë. Nuk ka asnjë të keqe që janë homoseksualë, por pse gënjejnë njerëzit. Veliaj bëri dasmë në kalanë e Gjirokastrës dhe e puthi gruan në ballë, sepse po ta puthte në bukë i kërkonin paratë ambasadat.

Këto të gjitha tregojnë se diplomatët më të rëndësishëm perëndimor kanë mbështetur kauzën e LGBTI+, por tashmë nuk ka më një mbështetje kaq të fuqishme se të gjithë këta erdhën në pushtet. Veliaj është shembulli i kësaj gjëje.