Ju flet Moska - A është lajm i rremë akuza e Sali Berishës për shefen e ONM-së?

Ju flet Moska - A është lajm i rremë akuza e Sali Berishës

A është lajm i rremë akuza e Sali Berishës për shefen e ONM-së ishte tema e "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.

Myftaraj: Ish-kryeministri Berisha kishte thënë për kreun e OMN-së se kjo e fundit kishte ndërhyrë pranë Komisionet të Venecias për të mos marrë në shqyrtim kërkesën e Metës për ligjin e zgjedhjeve me parime evropiane. Berisha tha se kishte rënë viktimë e një lajmi të rremë me këto akuza. Ai i ishte referuar një gazete të Brukselit e cila  në një artikull i bënte një analizë pranisë së BE-së në Shqipëri, duke përmendur skandale të zonjës Calavera dhe Valhutin.

Është e qartë se Berisha ka qenë në pozitë komode për të thënë se citoi dhe përderisa kjo zonjë nuk e padit në gjykatë këtë gazetë, që nuk e ka përgënjeshtruar zyrtarisht. Pra Berisha mund të kishte thënë se vetëm ka përçuar një lajm të një gazete të Brukselit. Lajmi  vazhdon të gjendet në faqen zyrtare të gazetës Belge. Çështja është nëse ky lajm është vërtetë i rremë?

Shumë veprime të zonjës së ONM-së dhe ndërkombëtarëve të tjerë që merren me këto çështje, nuk mund t'i kenë bërë këto veprime nëse nuk janë të paguar, sepse ndryshe nuk mund t'i shkelin këto parime. Ne u kemi dhënë atyre sovranitet pa marrëveshje.

Vendi Lajme berisha onm Aktualitet ju flet moska shefe

EMISIONET