JOQ Albania zgjerohet në formatin WEB TV, starton me emisionin "Pa maska"

JOQ Albania zgjerohet në formatin WEB TV, starton me emisionin "Pa

JOQ ALBANIA nuk do ta keni vetëm në rrjetet sociale, por edhe me fytyrë dhe zë!

Tashmë JOQ ALBANIA vjen në formatin WEB TV dhe hap dyert për qytetarët shqiptarë.

Emisioni i parë me titull "Pa maska" me mikpritës regjisorin shqiptar Kastriot Çipi startoi mbrëmjen e të martës, 2 mars.

Denoncime të cilat nuk do ngarkohen më me shprehjen e famshme “Anonim të Lutem”.

Shprehje mendimesh dhe diskutime mbi aktualitetin në vend, situatën politike që na rrethon, e shumë të tjera “PA MASKA”, ku protagonistët do të jeni ju.

Jeni të mirëpritur si në biseda në Skype apo edhe fizikisht. Pa orar, pa asnjë dallim krahinor, racor, fetar, ekonomik apo social.

Kultura Media JOQ ALBANIA web tv

EMISIONET