Amber Heard ka publikuar disa foto të reja të fytyrës së saj me shenja nga dhuna që Johnny Depp ka ushtruar ndaj saj. Ajo përshkruan situatën kur Depp e goditi atë me telefon në fytyrë, akt i cili nga Amber pretendohet të jetë nxitur nga droga dhe nga pija.

Ajo theksoi se ky do të ishte sulmi i fundit që Depp ushtron ndaj saj dhe për këtë arsye vendosi të publikojë dhe këto foto.

Në një zbardhje të deklaratës të saj të bërë në gjyq, sipas Daily Mail, Amber është shprehur se Depp e ka akuzuar për tradhti me një listë të madhe kolegësh përfshi Eddie Redmayne, James Franco, Jim Sturgess, Kevin Costner, Liam Hemsëorth, Billy-Bob Thornton, Channing Tatum – madje dhe me gra, Kelli Garner.

Amber është shprehur se gjatë gjithë mardhënies së tyre është ndjerë si e marrë peng dhe e trembur gjatë gjithë kohës.

Ajo ka treguar gjatë gjyqit kundër ish-bashkëshortit edhe një rast kur ai e kishte kapur me duar në fyt dhe i kishte thënë ekzaktësisht: Do të të vras dhe do kryej marrëdhënie seksuale me kufomën tënde.