"Joe, ti e di që fitova" Ja si qëndron e vërteta mbi 'letrën' e Donald Trump

Një fotografi e një letre nga ish-presidenti Donald Trump për Joe Biden qarkulloi me shpejtësi në internet.

Në letrën e supozuar shkruhej:

“Joe, ti e di që unë fitova.”

Mijëra përdorues të rrjeteve sociale besojnë se letra është e vërtetë, por në fakt, ajo është krijuar përmes editimeve dhe redaktimit të imazheve.

Vula presidenciale në letrën e falsifikuar nuk përputhet me shembujt e mëparshëm të dërguar nga Shtëpia e Bardhë e Trump. Kjo letër gjithashtu ka një adresë në fund, ndryshe nga letrat e mëparshme dërguar nga ish-presidenti.

Bota Lajme donald trump joe biden letra

EMISIONET