Joe Biden dhe Kamala Harris mesa duket nuk dëshirojnë të humbasin asnjë minutë më shumë sa i përket  situatës të pandemisë.

Ndonëse, Donald Trump nuk po pranon humbjen e zgjedhjeve, Joe Biden tashmë konsiderohet si fituesi i zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Nëpërmjet një postimi në Twitter Biden është shprehur se nuk dëshiron të humbë kohë rreth Covid-19 dhe se tashmë ka filluar të marrë hapa konkrete.

Kamala Harris dhe unë nuk po humbasim kohë. Ne jemi të gatshëm ta vendosim COVID-19 nën kontroll në mënyrë që të mund të hapim bizneset dhe shkollat në mënyrë të sigurt, të shpëtojmë jetën tonë dhe të lëmë pas këtë pandemi”– shkruan ai në postimin e tij në llogarinë personale në Twitter.