Një alarm për bombë është raportuar në Gjykatën e Lartë në SHBA, shumë pranë Capitol Hill, aty ku ka mbërritur pak çaste më parë presidenti Joe Biden, në pritje të ceremonisë së inaugurimit.

Sipas CNN, alarmi është marrë nga oficerët përmes një telefonate, por ndërtesa nuk është evakuuar.

Ndërtesa e Gjykatës së Lartë në Washington ndodhet në anën tjetër të rrugës, nga Capitol Hill, ku presidenti i zgjedhur Joe Biden do të bëjë betimin ditën e sotme.

Lexo edhe:

Ditë historike/ Joe Biden presidenti i 46-të i SHBA