Joe Biden në krye të Shtëpisë së Bardhë, PDIU: Oportunitet i shkëlqyer për shqiptarët në Ballkan

Joe Biden në krye të Shtëpisë së Bardhë, PDIU:

Pas shpalljes së fituesit në zgjedhjet presidenciale në SHBA, figurat kryesore politike shqiptare kanë uruar fituesin Joe Biden.

Gjithashtu nuk ka munguar edhe përshëndetja e fituesit Joe Biden nga PDIU.

"Zgjedhja e Joe Biden, i cili është edhe një njohës i mirë i rajonit tonë dhe mbështetës i çështjes shqiptare është një oportunitet i shkëlqyer, që të çojmë përpara bashkëpunimin dhe axhendën e zhvillimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve në rajon", thuhet ndër të tjera në mesazh.

Mesazhi i plotë i PDIU:

"Zgjedhjet në SHBA, që vijnë në një kohë të pazakontë të pandemisë e frikës që ka pushtuar planetin, konfirmuan vullnetin e popullit amerikan për një të ardhme të përbashkët, në emër të vlerave të lirisë, demokracisë, bashkejetesës  dhe solidaritetit dhe shënuan sfidën ndaj një të ardhme të pasigurtë për botën.

Presidenti i SHBA do të jetë gjithmonë një figurë e nderuar dhe e respektuar nga shqiptarët, cilido qoftë, sepse do të jemi përjetësisht mirënjohës për gjithë ndihmën dhe mbështetjen e SHBA-së, për egzistencën e shtetit shqiptar dhe pavarësinë e Kosovës.

Zgjedhja e Joe Biden, i cili është edhe një njohës i mirë i rajonit tonë dhe mbështetës i çështjes shqiptare është një oportunitet i shkëlqyer, që të çojmë përpara bashkëpunimin dhe axhendën e zhvillimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve në rajon.

Shqiptarët do e shohin gjithmonë SHBA-në, një shembull të funksionimit të sistemit dhe demokracisë dhe në të njëjtin model do ndërtojnë një të ardhme në emër të këtyre vlerave, duke rrëzuar çdo tendencë autokracie që tenton të rrëzojë themelet e demokracisë në vend".

Vendi Lajme Politikë zgjedhjet ne shba Aktualitet PDIU

EMISIONET