Presidenti Joe Biden i ka kërkuar drejtorit të FBI-së Christopher Wray që të vazhdojë të qëndrojë në detyrë, një propozim që ai e ka pranuar.

Eray ka qenë shpeshherë në shënjestër të Donald Trump, pasi nuk ka pranuar të mbështesë pretendimet e tij për manipulime të zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Vendimi i Biden për të mbajtur Wray në detyrë si shef të Byrosë Federale të Hetimit u mirëprit nga përfaqësuesit e institucioneve kryesore të SHBA-ve.

Shtatorin e kaluar Wray u tha ligjvënësve të një komisioni të Dhomës së Përfaqësuesve se Rusia po tentonte të ndërhynte në zgjedhjet presidenciale, duke përhapur disinformata ndaj kandidatit Joe Biden.

Christopher Wray u betua më 2 gusht 2017 për një mandat 10 vjeçar në krye të FBI.