Joe Biden, sapo u transferua në “Shtëpinë e Bardhë”, ka firmosur një sere vendimesh, që rrëzojnë ato të paraardhësit të tij Donald Trump.

Por në vëmendje të ekspertëve të sigurisë kibernetike është një biçikletë që përdor presidenti i SHBA-ve.

Presidenti 78-vjeçar Amerikan ushtron çdo mëngjes me një Peloton, një biçikletë stërvitje shumë të sofistikuar, të pajisur me një mikrofon dhe një aparat fotografik dhe që lidhet me internet me përdoruesit e tjerë.

Sipas ekspertëve të sigurisë, janë pikërisht mikrofoni dhe kamera me të cilën secili Peloton është i pajisur, i cili mund të jetë pre e sulmeve të ndryshme.

CIA kërkon të parandalojë mundësitë që hakerat rusë ose kinezë të futnin hundët në palestrën e Shtëpisë së Bardhë.

Alarmi është ngritur nga revista “Popular Mechanics” në artikullinme titullin: “Pse Joe Biden nuk mund ta sjellë pelotonin e tij në Shtëpinë e Bardhë”.

Sipas ekspertëve, Biden mund të përdorë Pelotonin e tij, por vetëm pasi Shërbimi Sekret dhe siguria kombëtare e SHBA të kenë vënë në dorë mbi të, duke e shndërruar në diçka ndryshe nga modeli i zakonshëm.

Sipas mediave amerikane, edhe ish Zonja e Parë Michelle Obama përdor gjithashtu një Peloton të modifikuar e të mbrojtur nga ndërhyrjet, por zëdhënësi i saj nuk e konfirmon diçka të tillë.

Biden nuk do të ishte presidenti i parë amerikan që veset elektronike të të cilit bien ndesh me sigurinë e Shtëpisë së Bardhë.

Donald Trump pëlqente të përdorte iPhone-in e tij personal për telefonata me miqtë, ndërsa Barack Obama një  BlackBerry e më pas një iPad.

/a.r,OraNews