Një pjesë e banorëve të lagjes numër 4 në Sarandë vuajnë mungesën e kontenierëve teksa mbetjet urbane qëndrojnë prej vitesh të grumbulluara pak metër larg banesave të tyre.
Ish-magazinat e vjetra janë kthyer në vendgrumbullime mbeturinash dhe përveç erës kundërmuese, banorët shqetësohen për fëmijët të cilët herë pas here luajnë aty.
Mbetjet urbane, ujërat e zeza dhe kimikate bojërash nga bizneset pranë ua kanë vështirësuar jetën banorëve.
Saranda këtë vit e ka vuajtur në masë mungesën e pastërtisë.
Rrugët e qytetit që duhet të tërhiqnin vizitorë janë të mbushura me mbeturina dhe erë të keqe.