Së fundmi disa foto dhe letra personale të Angelina Jolie, janë publikuar nga media “Daily Mail”. Burimi që ia dorëzoi këto foto dhe letra, ka qenë dikur i dashuri i Jolie i cili nuk dëshiroi t’i publikoheshe identiteti.

Këto foto dhe letra përshkruajnë adoleshencën që Angelina ka kaluar, jetën e saj, marrëdhënien me prindërit, miqtë dhe hobet që ajo kishte.

Në foto shihet aktorja në moshën 14 vjeç duke pirë alkool me miqtë, duke ngrënë pica, duke pozuar para një varreze në Los Angelos etj.

Në letrat që ajo i kishte dërguar miqëve të saj kur ishte shumë e re, shkruhej për meshkujt që ajo pëlqente, për marrëdhëniet që kishte me nënë dhe babain e saj.

Burimi i Daily Mail është ish-i dashuri i Angelinës të cilët nisën një lidhje në shkollën e mesme El Rodeo në Los Angeles, California.

Ai e ka përshkruar aktoren si një vajzë shumë të bukur dhe kishte një interes të madh edhe për anën e errët të jetës. Ajo ishte një fëmijë rebele, pinte alkool dhe cigare, por kishte një zemër të madhe e cila përpiqej të bënte mirë, t’i ndihmonte miqtë, t’i jepte para dhe të ndihmonte të pastrehërit.

“Ajo ishte tepër e mirë dhe bamirëse. Një herë unë nuk e kisha takuar atë përreth 6 muaj dhe ajo nuk rrefuzoi të me jepte para. Ajo ishte shumë mirë nga ana financiare dhe më ndihmonte shumë si mua, ashtu edhe miqtë e saj. Ajo sa herë që kalonte pranë të pastrehëve i jepte para ose  i ofronte ushqim”, është shprehur burimi.

Në disa kartolina të dërguara në vitin 1989, Angelina 14 vjeç i shkruante shoqes së saj për burrat që i tërhiqnin.

 “Ai është një fotograf që takova sot, askush nuk e di se unë e pëlqej atë, por, ai tha se dëshiron të punojë me mua, shpresoj të jetë kështu, sepse e dua atë”.

“Ai i kishte flokët e përsosura, është i gjatë, i hollë, i zi, jeton në një studio! Por unë mendoj se ai është homoseksual! Oh mirë!”

“Takova zotin perfekt. Unë nuk e di emrin e tij, ai është një puthës i shkëlqyeshëm, nuk do ta shoh kurrë më!”, këto janë disa nga shkrimet që i dërgonte mikeshave të saj përmes kartolinave.

Burimi ka folur edhe për nënën e Angelinës, Marcheline Bertrande cila ndërroi jetë në moshën 560-vjeçare nga kancerit të gjirit. Ajo i dha pilila që në moshën 15-vjeçare Angelinës për të parandaluar shtatzëninë e padëshiruar.

Madje ajo e lejonte vajzën e saj që të merrte dhe të dashurin të flinte në dhomë me të. Angelina u rebelua kur e ëma i dha at pilula i hodhi ato dhe të dashurin nuk e mori më në dhomë.

Burimi e lavdëroi shumë Marcheline, të cilën e përshkruante si ‘një nënë të lezetshme’.

“Nëna e saj ishte vërtet e lezetshme dhe do të na linte të bënim atë që donim. Ajo na linte të pushonim dhe të pinim në shtëpinë e tyre sepse ishte më e qetë të dinte se ku ishim”.

Ai u shpreh se Angelina nuk i kishte marrëdhëniet e mira me të atin, Jon Voight një aktor mjaft i famshëm që tani është në moshën 81 vjeç. Ai e mashtronte shumë të ëmën dhe aktorja i mbante inat.

Burimi pohoi se Angie dikur hodhi nga dritaja një  kompjuter që Voight i kishte dhuruar asaj. Ai i kishte blerë një kompjuter të ri, në një kohë kur ata ishin shumë të shtrenjtë dhe të pakët.

Burimi shtoi se Angelina ishte tërhequr nga ana e errët. Aktorja ëndërronte të bëhej një drejtore funerali dhe madje mori një kurs studimi-në shtëpi.

Ajo kënaqej duke shkuar në varreza dhe nga ku ka realizuar edhe disa foto.

“Angelina ishte e fiksuar me vetëvrasjen dhe errësirën ​​- ajo ishte e interesuar për anën e errët të jetës”, ka thënë burimi.

Angie fliste edhe për kuptimin e jetës në një letër nga 1991, shkruar kur ajo ishte 16 vjeç.

“Epo, unë jam gjallë dhe ende po kërkoj arsyen”, shkroi ajo.