Jeni nisur me pushime? Këto dy javë do jenë fantastike

Jeni nisur me pushime? Këto dy javë do jenë fantastike

Jemi në gjysmën e dytë të muajit gusht dhe shumë njerëz do të nisen me pushime. 

Gjatë kësaj periudhe kemi pasur mjaft ditë të nxehta, por gjithashtu na kanë shoqëruar edhe reshjet e shiut.

Ndaj dhe shumë pushues duan të dinë se si do të paraqitet moti për 15 ditët  e ardhshme.

Për Ora News, meteorologu Hakil Osmani, ju jep përgjigje dyshimeve të pushuesve mbi situatën klimaterike në vend, sidomos për atë në zonat bregdetare.

Ai thekson se këto dy javë do të jenë mjaft të nxehta në zonat bregdetare, me temperatura që variojnë 37-38 gradë celsius. Përjashtim do të bëjë dita e nesërme, pra dita e martë dhe e mërkurrë që do të sjellë prezencë të vranësirave dhe reshjeve të karaktrit lokal.

"Në zonat bregdetare pritet që dita e martë dhe e mërkurrë të sjelli prezencë të vranësirave dhe reshjeve të karaktrit lokal, por që vlen të theksohet se do të jenë reshje të pakta. Nga dita e enjte dhe në vijm do të kemi rritje graduale të vlerave termike; po ashtu do të kemi dominim të motit të kthjellët, pra do të jemi në ndikimin e kësaj vale të të nxehtit. Në zonat bregdetare do të kemi më shumë mot  me diell, temperaturat të larta, 3 deri në 4 gradë më të larta se normalja e muajit gusht. Gjithashtu edhe pjesa tjetër e v endit do të jetë në dominimin e temperaturave të larta"

Sipas Osman-it vendi ynë do të përfshihet nga vala e të nxehtit deri në fund të këtij muaji, me përjashtim të prezencës së pakët të vranësirave apo reshjeve të karakterit lokal në zonat malore.

"Kthjellimet do të jenë dominante jo vetëm në pjesën bregdetare, por edhe në pjesën tjetër të vendit, ku do të kemi mot  të qëndrueshëm, por herë pas here në zonat malore pritet edhe prezencë e pakët e vranësirave, të cilat në ditë të veçanta pritet të gjenerojnë edhe reshje të karakterit lokal"

Vendi Lajme pushime gusht vere zona bregdetare moti ne shqiperi

EMISIONET