Jeni gati? Anxhela Peristeri prezanton videoklipin e këngës që do na përfaqësojë në “Eurovision”

Jeni gati? Anxhela Peristeri prezanton videoklipin e këngës që do

Anxhela Peristeri, do të jetë ajo që do të përfaqësojë Shqipërinë këtë vit në “Eurovision”.

Ajo u shpall fituese vitin që lamë me pas me këngën e titulluar "Karma".

Së fundmi këngëtarja shqiptare ka publikuar në llogarinë e sa në Instagram një pjesë të videoklipit të kësaj kënge që pritet të lançohet së shpejti.

Anxhela shihet e gjitha e veshur me të bardha, teksa këndon një pjesë të këngës “Karma”.

Gjithashtu, Anxhela teksa është duke promovuar projektin muzikor, ka realizuar disa fotografi me veshje kombëtare.

Në këto foto shihet  me veshje të ndryshme tradicionale, përmes së cilave mund të themi se ka si qëllim që të transmetojë kulturën dhe origjinën shqiptare.

Showbiz Lajme Eurovision anxhelap eristeri karma

EMISIONET