"Jemi vendet më të prapambetura në Europë", Kurti: Ndryshimet në Kosovë u bënë, ka nevojë edhe Shqipëria

"Jemi vendet më të prapambetura në Europë", Kurti:

Pas Lezhës, Albin Kurti u shfaq sot në selinë e Vetëvendosjes Qendra  Shqipëri.

Përkrah Boiken Abazit, kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 prillit tha se Shqipëria ka nevojë për ndryshim.

"Ndryshimet në Kosovë janë bërë, edhe Shqipëria ka nevojë për ndryshime sepse shqiptarëve u takon më shumë dhe shqiptarët meritojnë më mirë" tha Kurti.

Vetëvendosje Qendra Shqipëri garon me tre kandidatë në 25 prill, Boiken Abazi në Tiranë, Iljaz Shehu në Lezhë dhe Kreshnik Merxhani në Gjirokastër.

"Isha dje në Lezhë te Iljaz Shehu, sot në Tiranë te Abazi, nesër në Gjirokastër te Kreshnik Merxhani. Dje rastisi që në Lezhë të jetë përvjetori i 577 i Besëlidhjes së Lezhës. Ishin te vendvarrimi i Skëndërbeut ku ndodhet origjina e bashkimit kombëtar si koncept. Kemi nevojë për çlirim sepse kudo ku që janë shqiptarët ka shumë shtypje dhe shfrytëzim, kemi nevojë për bashkim se jemi të ndarë në mënyrë jo demokratike e nga të tjerët, kemi nevojë për përparim sepse kemi mbetur mbrapa.

Jemi si Kosovë dhe Shqipëri vendet më të prapambetura në Europë, kemi defiçite të tmerrshme tregtare. Shtete tona i mbajnë emigrantët tanë, ata dërgojnë remitancat te familjet dhe fisi i tyre dhe rrisim fuqinë tonë blerëse. Duhet rritur prodhimtaria dhe zhvillimi në mënyrë që rinia të ketë punësim. Kur rinia ka punësim e zvogëlojmë drejt ndërprerjes emigrimin . Edhe në Shqipëri edhe në Kosovë duhet të kthehen shqiptarët".

Vendi Rajoni Lajme Albin Kurti Kosovë Lajmi i fundit vetevendosje

EMISIONET