Teksa Përfaqësuesja e Kosovës luan sot në mbrëmje një ndeshje që mund të rezultojë historike përballë Maqedonisë së Veriut, nuk mungon as urimi i kryeministrit Avdullah Hoti.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti shprehet se, kjo ndeshje e afron Kosovën me Europianin 2020.

“Jemi shumë afër kualifikimit për Euro2020. Shumë fat sonte djema”, shruan kryeministri i Kosovës.

Maqedoni e Veriut-Kosovë starton në ora 20:45 dhe luhet në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, përcjell Ora News.

Kjo është faaza gjysmëfinale e “Play Off-eve”, ndërsa fituesi i këtij dueli do të zhvillojë edhe një ndeshje tjetër me fituesin e çiftit Gjeorgjisë-Bjellorusi, për të kërkuar një vend në Evropian.

/A.R, OraNews