Ditën e sotme është mbledhur Komiteti Teknik i Ekpertëve ku është marrë vendimi për vazhdimësinë e masave anti covid.

kreu i Urgjencës, Skënder Brataj në raportimin e tij ka bërë me dije se numri i shtrimeve ka pasur luhatje, ku maksimumi është arritur në datën 15 shkurt me rreth 115 shtrime në spital.

Brataj ka thënë që shifrat kanë filluar të ulen, duke shtuar optimizmin për përmirësimin e situatës.

Ka një ulje të lehtë të numrave, nga 2500 thirrje në 24 orë jemi në 2200 thirrje. Më e rëndësishmja është numri i vizitave në banesë që pati një rritje në janar, duke nisur nga 370, ku ka kapur pikun rreth datës 8 shkurt me 527, duke kapur maksimumin në datën 15 me 598 vizita. Numri i shtrimeve në spital nga 44 që ishte në spitalet rajonale në ditë, u rrit deri në 8 shkurt në 100 shtrime dhe arriti maksimumin më 15 shkurt në 115. Nga data 17 deri më tani ka një ulje të numrit të shtrimeve në spital duke zbritur poshtë 100, duke na dhënë një optimizëm“, ka thënë Brataj.