Që prej protestave për vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i policisë Stresi u shpall në kërkim nga policia. U bënë ditë tashmë që ai ndodhet larg Shqipërisë dhe kjo kohë i ka shërbyer që të kuptojë kush janë miqtë e tij të vërtetë.

Ai ka bërë një tjetër postim dhe ka paralajmëruar gjithë ish-miqtë, që sot duket se janë kthyer në armiqtë e tij, se do ju bëj një diss të fortë.

 Ndërkohë reperi ka shpjeguar ditën e sotme në postimin e tij se këtë këngë nuk ja kushton kundërshtarëve, por njerëzve të tij që e kanë tradhtuar. Në videot e tij nuk mungojnë të sharat dhe disa gjeste prej “bad boy”.

Menjëherë e ëma e tij ka reaguar ndaj këtij postimi të reperit duke e këshilluar.

“Fillo nga pak të heqësh fjalorin e pistë dhe të sharat në story! Djali im, je në moshë të pjekur e nuk të kanë hije tash se ke sedër dhe zemër të madhe. Fillo zemra ime e mundohu me ndryshu pak!”- i shkruan ajo Stresit.