Java vendimtare për transportin urban, nëse nuk ndërhyn shteti autobusët fiken

Java vendimtare për transportin urban, nëse nuk ndërhyn shteti

Transporti publik qytetas po përballet me vështirësi ekonomike dhe duket se kjo javë do të jetë vendimtare nëse do të vazhdojnë ta ofrojnë këtë shërbim gjatë verës apo jo.

Anëtari i Shoqatës së Transportit Publik Kombëtar, Ervin Shijaku, në një intervistë për emisionin "Ditë e Re" në Rtv Ora tha se numri i përdoruesve nuk e kalon 30% në pikun e tij dhe në këtë situatë është e pamundur të mbahet në këmbë transporti publik.

Shijaku: Transporti publik po vijon punën e tij normalisht edhe për këtë javë.Autobusët janë të gjithë në qarkullim.Kemi një fluks të reduktuar, nuk ka kapacitet të plotë.

Jemi në javën e dytë të testimeve të kryera nga institucionet shtetërore që po kontrollojnë dhe testojnë të gjithë reagimin qytetar për përdorimin e shërbimit publik.Në përgjithësi është mirë, falenderoj qytetarët që po respektojnë masat mbrojtëse kundër Covid.

Mbyllja e transportit publik është një temë e diskutuar për arsye se numri i përdoruesve në shërbimin e transportit është 20%, maksimumi 30% në orarin e pikut të mëngjesit, të kapacitetit të tij që ekonomikisht e bënn të pamundur vazhdimësinë e këtij shërbimi. Gjatë këtyre ditëve të gjitha institucionet shtetërore po verifikojnë numrin e pasagjerëve dhe mendoj se gjatë kësaj jave të ketë një zgjidhje ekonomike për ata 20-30% përdorues të këtij shërbimi.

Kjo përqindje e qytetarëve është e pamundur  fiancniarisht të mbajë në këmbë shërbimin urban. Janë autoritetet shtetërore që duhet të vendosin nëse shërbimi urban duhet të vazhdojë të jetë në shërbim të këtyre 20-30 % të qytetarëve ose ta rimbyllin përsëri. Nuk bëhet më fjalë për mbijetesë.

E njëjta situatë edhe me transportin ndërqytetas.

Shijaku: Pa a shumë e njëjta gjë, shifrat janë më të larta, por problemet janë më të mëdha.

Shijaku nuk e uron një mbyllje të dytë të shërbimit të transportit, por thekson se në të gjitha skenaret shteti do të duhet të ndihmojë ekonomikisht operatorët.

Shijaku: Shteti është i detyruar të ndihmojë dhe kompensojë operatorët e shërbimit publik për të mbajtur gjallë trasnportin publik si një nevojë e domosdoshme e qytetit të Tiranës. Edhe në rast të mbylljes totale. Shteti duhet të subvencionojë këta operatorë për të qëndruar në gatishmëri për të rivazhduar në momentin e parë. Në rast se shteti mendon që transporti publik duhet të vazhdojë me një numër të reduktuar mjetesh për arsye të numrit të reduktuar të qytetarëve. Përsëri ata duhet të ndërhyjnë për të kompensuar këta operatorë në mënyrë që të vazhdojë shërbimi urban.

Intervista në studio me moderatorët Arjon Muça dhe Arjola Shehu, përgatiti për online Besjana Kuçana

Vendi Lajme Dite e Re Sociale transporti urban

EMISIONET