Japonia teston me sukses makinën fluturuese elektrike

Japonia teston me sukses makinën fluturuese elektrike

Një kompani japoneze ka testuar për here të pare me sukses një makinë fluturuese.

Sky Drive Inc. zhvilloi testimin e saj në 25 gusht, tha kompania në një njoftim për shtyp, në Toyota Test Field, një nga më të mëdhatë në Japoni dhe kompania bazë e zhvillimit të makinave.

Makina, e quajtur SD-03, e drejtuar me një pilot, u ngrit dhe fluturoi për rreth katër minuta.

“Jemi të lumtur që e kemi arritur për herë të parë në Japoni zhvillimin e një makine fluturues, prej se e kemi themeluar SkyDrive”, tha shefi ekzekutiv, Tomohiro Fukazawa.

“Ne duam ta bëjmë të mundshëm një makinë fluturuese që në të ardhmen të shërbejë si transport i sigurt në shoqëri”, u shpreh ai.

SD-03 është automjeti më i vogël elektrik dhe fluturues në botë e zë hapësirën e rreth dy makinave të parkuara, sipas kompanisë. Ka tetë motorë për të siguruar "sigurinë në situata emergjente".

Prodhuesit shpresojnë që ta kenë gati për shitje në seri brenda vitit 2023.

EMISIONET