Gjatë puntatës së parë në ‘Glamour Zone’ në një intervistë për RTV ORA, e ftuara Ina Kollçaku pranoi se në moshën 18-vjeçare ka provuar lëndët narkotike.

Ndërsa të njëjtën pyetje i ka bërë edhe moderatores Ester Bylyku, e cila tha se ajo nuk ka patur eksperiencë të tillë.

Ndërkohë që Ina përpiqej të ‘nxirrte’ një përgjigje pozitive, Ester Bylyku tregoi arsyen përse asnjëherë nuk e ka patur eksperiencë.

‘Më kanë rritur me frikë, prandaj asnjëherë nuk kam provuar asnjë lloj droge. (qesh) Mami im zgjidhte të më tregonte çdo ditë historitë më të tmerrshme të të rinjve, dhe pasi frikësohesha prej tyre, vendosa të mos e provoja asnjëherë drogën.’ u shpreh Ester.