“Jam me Lulzim Bashën dhe do vdes me PD”/ Demokrati bën denoncimin: Më kanë futur në listën e PS pa e ditur unë

“Jam me Lulzim Bashën dhe do vdes me PD”/ Demokrati bën

Spiro Çavidhi banues i fshatit Cerkovic dhe Kryetar i Partisë Demokratike në Grupseksionin e Dhivërit, ka denoncuar kalimin që i është bërë në radhët e Partisë Socialiste.

Në një video që është publikuar nga Partia Demokratike në rrjetet soiale, Çavidhi ka denoncuar faktin se është vendosur në Komision si anëtar i PS-së, pa dijenin e tij.

Më tej ai i kërkon ndihmë Partisë Demorkatike që të ia heqin emrin nga listat, pasi ai është me Kryedemokratin Lulzim Basha.

“Jam familje të përndjekurish, sot PS më kanë regjistruar në komision pa dijeninë time. Dua urgjentisht të më heqin emrin nga PS, jam me Lulzim Bashën dhe do vdes me PD. Deri sa të kem jetë do të jem atje,”-tha ai.

EMISIONET