"Jam i mavijosur por...", videoja e fundit e Maradonës para vdekjes

"Jam i mavijosur por...", videoja e fundit e Maradonës para

Vdekja e Diego Maradona vazhdon të diskutohet, pavarësisht se kanë kaluar gati tre muaj nga dita kur “Pide De Oro” mbylli sytë përgjithmonë.

Në një video të publikuar nga mediat në Argjentinë, pak ditë para se të vdiste, Maradona dëgjohet teksa I thotë mjekut të tij personal Leopoldo Luque: "Unë jam i mavijosur, por gjithçka është në rregull. Ju e dini që nuk më pëlqen intimiteti, por kur jam me njerëz të mirë dal nga gropa ime. Një puthje Luque", raporton Ora News.

Maradona është filmuar në kuzhinën e banesës së Tigre (ku vdiq më vonë), së bashku me ish-partneren e tij Veronica Ojeda.

Ai flet ngadalë ndërsa në kokë ka ende fashot e operacionit në tru.

Organet e drejtësisë në Argjentinë po hetojnë stafin mjekësor që kujdesej për Maradonën për akuzën e neglizhencës.

Diego Maradona vdiq më 25 nëntor 2020, në moshën 60-vjeçare në Tigre të Argjentinës.

Sipas autopsisë, kampioni i botës me Argjentinën në "Meksikë 1986" ndërroi jetë si pasojë e edemës akute të mushkërive, si dhe një përkeqësim akut i zemrës, e cila peshonte 503 gramë, gati dyfish i peshës normale.

Në autopsi u gjetën gjurmë të një cirroze në mëlçi, një nekrozë tubulare akute në veshkë si dhe disa problem në mushkëri.

/a.r,OraNews

Sport Lajme Futboll video maradona vdekja

EMISIONET