Jahti i Miliarderit rus Andrey Igorevich Melnichenko eeshtee ankoruar pasditen e sotme në brigjet e Sarandees.

Andrey është një filantropist dhe biznesmen i suksesshëm në disa fusha. Revista prestigjioze forbes në një artikull të publikuar bënte me dije se pasuria e tij shkonte deri në 14.7 miliard dollarë.

Melnichenko është themelues i disa kompanive dhe i bankës MDM, ai njihet gjerësisht në fushën e prodhimit të energjisë nga qymyri si dhe për kompaninë e plehrave kimike.

Momentalisht është njeriu i nëntë më i pasur i Rusisë dhe i 89 në të gjithë botën. Jahti që është ankoruar ditën e sotme në Sarandë ka një vlerë prej 323 milion dollarësh