Ja si të kaloni mërzitjen brenda 90 sekondave

Ja si të kaloni mërzitjen  brenda 90 sekondave

Vetëm 90 sekonda dhe mërzitja juaj do të kalojë. Kjo është një terapi e vogël dhe mjaft efikase e sugjeruar nga filozofja  Elsa Punset, eksperte në menaxhimin e emocioneve, përmes një testi shumë të dobishëm.

Si ta kalosh këtë gjendje?

Si fillim para së aplikoni këtë sugjerim do të bënit mirë të përcaktonit njëher nga se jeni të mërzitur dhe mos e ngatëroni mërzitjen me depresionin.

Humori i keq është një gjendje shpirtërore kalimtare, ndonjëherë e shkaktuar nga gjëra shumë banale: një përgjigje e vrazhdë në punë, kapriçot e fëmijëve, një thashethem që keni dëgjuar për veten, apo një mungesë vëmendjeje nga një person që doni shumë.

Si të eliminohet kjo gjendje sa më shpejt?

Përse 90 sekonda? Sepse është koha gjatë së cilës na pushton një emocion negativ dhe trupi ka nevojë pikërisht për një minutë e gjysmë përpara se të prodhojë hormonin e stresit dhe më pas të kthehet në gjendjen e normalitetit.

Në këto 90 sekonda duhet të përqëndroheni, pa u menduar, për të mirëpritur pikërisht emocionin negativ, gjendjen shpirtërore të errët.

Duhet ta pranojmë dhe të mos e hedhim poshtë këtë ndjenjë.

Më pas, sapo të fillojë të ulet intensiteti, mjafton të mendojmë për gjërat e bukura që na kanë ndodhur së fundi dhe në pak minuta, kimia negative që është gjeneruar, fshihet. Gjendja e humorit të keq kaloi. Gjithçka vetëm në 90 sekonda.

Lifestyle Lajme depresion merzitje gjendje humor i keq

EMISIONET