Ja sa mijë euro përfitoi Tirana nga Uefa për kalimin e turit të parë

Ja sa mijë euro përfitoi Tirana nga Uefa për kalimin e turit

Kalimi i turit të parë të Ligës së Kampioneve i shtoi Tiranës një bonus prej 380 mijë eurosh që jepet nga UEFA për ekipet që kalojnë në turin e dytë. Tashmë bardheblutë do të luajnë në këtë tur me serbët e Crvena Zvezdës, një ndeshje që do të zhvillohet më 25 ose 26 gusht në stadiumin “Air Albania”.

Në rast se kualifikohen në turin e tretë të Ligës së Kampioneve, atëherë për bardheblutë shtohet edhe një bonus prej 480 mijë eurosh. Ndërkohë, në rast se Tirana nuk e kalon dot rivalin serb, atëherë në bazë të rregullores së UEFA-s, ka edhe një shans në turin e tretë të kompeticionit tjetër: Liga e Europës. Vetëm pjesëmarrja në këtë raund të këtij kompeticioni ka një bonus prej 280 mijë eurosh.

Në këto kushte, edhe sikur të eliminohet në të dyja shanset e radhës, bonus 660 mijë euro është i sigurtë për Tiranën nga UEFA. Vlen të theksohet se edhe po të mos kalonte turin e parë të Ligës së Kampioneve, Tirana bashkë me shpërblimet e tjera që ka marrë nga UEFA dhe FSHF si ekip kampion (260 mijë euro dhe 100 milionë lekë të vjetër), kishte të sigurta 1.2 milionë euro, gjithnjë nëse nuk do të kalonte Dinamon e Tbilisit. Por, tashmë të ardhurat shtohet edhe me 660 mijë euro, një bonus shumë i madh për një klub shqiptar. /panorama.com.al

Sport Lajme fshf tirana uefa champious league armando duka

EMISIONET