Kur është fjala për dashurinë, duket se mosha është thjesht numër dhe asgjë tjetër.

Shumë çifte pavarësisht paragjykimeve dhe dyshimeve për lidhjen e tyre, ata ia kanë dalë mbanë të jenë së bashku dhe kanë mundur ti mbyllin “gojën botës”.

Për të folur mbi këtë temë mëngjesin e sotëm në emisionin “Ditë e Re” në Rtv Ora  ka qenë e ftuar psikologia Lenida Halilaj.

Lenida tregoi se diferenca e caktuar e moshës mund të jetë dhe një nga shkaqet e debateve midis çifteve pasi të dy partnerët i konceptojnë ndryshe gjërat.

Partnerët në shumicën e rasteve kanë mospërputhje të mendimeve pasi dikush preferon të eksplorojë, të njohë njerëz të rinj  dhe partneri tjetër kërkon që të jetojë në atë qetësinë e tij.

“Zakonisht ka të bëjë me konceptim e perceptimit të gjërave, të fenomeneve. Një individ që është në moshë 40 vjeç dhe është në një lidhje me një person në moshën 30 vjeç apo më pak ka një diferencë shumë të madhe në të menduar.

Meshkujt përjetojnë krizën e moshës të mesit të jetës rreth të 40 tave dhe nëqoftëse janë në një lidhje me një vajzë në moshën 25-26 vjeçare, ndërkohë  ajo është në qefet e saj, ka ato dëshirat, eksplorimin, po njeh njerëz të rrinj, po provon mundësitë e eksperiencave të punës. Kjo mund të jetë një problematikë pasi individi tjetër mund të ketë perceptime të ndryshme për të dalat, stilin e jetesës, shpenzimet dhe mënyrën se si e percepton shoqërinë”– tha ajo.