“Duhet  të bëjmë secili me mundësitë e veta diçka për vendin tonë”- thotë Jakaj.

Kandidati për deputet i LSI-së ka ftuar emigrantët të bëhen pjesë e votimeve të 25 prillit. Sipas tij vetëm në këtë formë do të mundet që ata ti shërbejnë të ardhmes.

“Është shumë e rëndësishme të ndryshojmë diçka për vendin tonë. Ja kemi borxh fëmijëve tanë nipave dhe mbesave” – shton ai.

Gjatë bashkëbisedimit u taksua rritja e varfërisë në këto tetë vite dhe si pasojë edhe emigrimi.

“Një nga ato që ëndërronin të ktheheshin në Shqipëri  isha dhe unë, mirëpo nga viti në vit për këto 8 vite që kjo qeveri ka qenë në pushtet unë shikoj se të gjitha vlerat kanë rënë komplet”- thotë një emigrante.

Jakaj shtoi se Rama mund të tentojë të manipulojë votën apo të përdorë dhe policinë, por është pjesëmarrja në votime ajo që do të sjellë ndryshimin