"Ja hodhëm pa u bërë statistika e ditës e qeverisë", Manjani dhe familja e tij fitojnë betejën me Covid

"Ja hodhëm pa u bërë statistika e ditës e

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani,  dhe familja e tij kanë fituar me sukses betejën ndaj koronavirusit.

Lajmin e ka bërë me dije vetë ai me anë të një postimi në facebook, ku shprehet se pas ribërjes së testit të dytë rezulton se janë negativizuar për Covid 19.

Manjani: Pas 10 ditësh pozitivet, kthehemi prap në negativitetin që na karakterizon. Një 10 ditësh ku kaluam temperaturë të lartë, dhimbje trupi e këputje. Ishim e gjithë familja njësoj.

Por ja hodhëm. Me ndihmën e këshillave mjekësore dhe me vitamina. Ja hodhëm pa qenë e nevojshme të ishim statistika e ditës e qeverisë... Unë jam dhe me "precedent" dmth me sëmundje bashkshoqëruese dhe, statistikat e qeverisë më shpallin fajtor në çdo rrethanë...

Kësaj të fundit po i kursejmë edhe 4 vaksina, nga ato që nuk i ka gjetur akoma. Por kur ti gjejë, nuk ja duam!

U "vaksinuam" në mënyrë urbane me material bioligjik të gjallë. Kështu që i falemi me shnet Phizit (Phizerit)..!

EMISIONET