Ja çfarë parashikon marrëveshja më e madhe botërore për tregti e firmosur nga Kina dhe 14 shtete

Ja çfarë parashikon marrëveshja më e madhe botërore

Pas 28 raundeve të negociatave zyrtare që zgjatën për tetë vjet, procesi i nënshkrimit të marrëveshjes së Partneritetit të Gjithanshëm Ekonomik Rajonal (RCEP) përfundoi me sukses.
Kina dhe 14 vende të tjera në Paqësorin aziatik arritën të firmosin një marrëveshjen që shënon fillimin zyrtarisht të ndërtimit të zonës së tregtisë së lirë me popullsinë më të madhe, strukturën më gjithëpërfshirëse dhe potencialin më të madh të zhvillimit në botë.


Çfarë do t'i sjellë botës RCEP-i? Në një analizë të Grupit Mediatik të Kinës (CMG) theksohet se kjo marrëveshje jo vetëm do të thellojë integrimin ekonomik rajonal dhe do t'i japë impuls ekonomisë botërore, që ndodhet në rënie për shkak të epidemisë, por gjithashtu do të demonstrojë gatishmërinë e madhe të vendeve të rajonit për të mbështetur multilateralizmin dhe tregtinë e lirë, duke i provuar se bashkëpunimi është mënyra e duhur për të arritur përfitime të ndërsjella dhe rezultate fitimprurëse.

Sipas prezantimit zyrtar të Kinës, krahasuar me marrëveshjet e tjera të tregtisë së lirë, RCEP-i është më gjithëpërfshirës dhe mbulon të gjitha aspektet e liberalizimit të tregtisë dhe lehtësimit të investimeve.

Më të njëjtën kohë, marrëveshja përputhet me nevojat e ekonomisë digjitale, të tilla si përfshirja e të drejtave të pronësisë intelektuale të nivelit të lartë dhe e tregtisë elektronike, si dhe miratimi i një liste negative, si angazhim për hyrjen e investimeve, duke shfaqur kështu tipare dalluese moderne.

Më e rëndësishmja është që numri i përgjithshëm i produkteve me tarifa zero në tregtinë e mallrave i kalon 90 %, dhe niveli i liberalizimit të investimeve dhe tregtisë në fushën e shërbimeve është dukshëm më i lartë se në marrëveshjen fillestare të tregtisë së lirë “10+1” (të nënshkruar mes 10 vendeve të ASEAN-it dhe Kinës).
Përveç Kinës, ekonomia e dytë më e madhe e gobit, këtë marrëveshje e kanë nënshkruar edhe dhjetë vendet e ASEAN-it: Vietnami, Singapori, Indonezia, Malajzia, Tailanda, Filipinet, Birmania, Brunei, Laosi dhe Kamboxhia, Japonia, Australia, Koreja e Jugut dhe Zelanda e Re
“ Me këtë marrëveshje dërgohet një sinjal i fuqishëm kundër proteksionizmit të Trumpit. Marrëveshja për tregti të lirë ëshë një sinjal i fuqishëm në kohën e luftës së vazhdueshme tregtare me SHBA, që konsiderohet si një sukses i madh për udhëheqjen komuniste në Pekin” shkruan DW.
Raporti i fundit "Parashikimi i ekonomisë botërore" i publikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar në mes të tetorit, vlerëson që ekonomia globale do të tkurret me 4.4% në vitin 2020.

“Në këtë kontekst, nënshkrimi i RCEP-it do të thotë që tregu i Azisë Lindore me një gjallëri të fortë ekonomike dhe një potencial të madh rritjeje, ka vënë një "veto" të fortë kundër proteksionizmit tregtar të tanishëm, duke forcuar në masë të madhe besimin në zhvillimin e ekonomisë globale dhe multilateralizmin” shkruan në analizën e tij Grupit Mediatik i Kinës (CMG)

“Nënshkrimi i RCEP-it është një hap i madh përpara për botën, në një kohë kur multilateralizmi po sulmohet dhe rritja ekonomike globale po ngadalësohet " shkruan Kryeministri i Singaporit Lee Hsien Loong. /DW/

Bota Lajme Kina negociata analize 14 shtete mareveshje

EMISIONET