Me flamurin kuq e zi dhe i hipur në një motor Harley, Adnan Abdulla, është bërë një ndër figurat më të përfoluara këto ditë mes shqiptarëve.

Kjo, për shkak të një video që të afërmit e tij regjistruan në Shkup në momentin që ai ndaloi motorin e tij dhe doli përballë një grupi të rinjsh sllavë që brohorisnin në kor “Shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur”

Ky reagim bëri që të rinjtë të ndalin korin dhje të largoheshin.

Nga ana tjetër, Adnan Abdulla ka një mesazh për të gjithë. Ja çfarë shkruan ai:

“DEKLARATË DHE SQARIM PËR OPINION!

Unë Adnan Abdulla dua edhe një herë të sqaroj opinionin se rasti me grupin e tifozëve të futbollit që bënin thirrje nacionaliste në lagjen Gjorce Petrov kur unë isha duke kaluar si dasmor në ato momente, nuk ka të bëjë aspak me incident apo me ndonjë konflikt eventual, personalishtë kam ndërhyrë vetëm që të parandaloj një situatë më dramatike e cila ka pasur mundësi të ndodhë duke ditur se aty kalonin dasmorë ku kishte gra dhe fëmijë me një qëllim të vetëm NJERËZOR që ti largoj dhe parandaloj ndonjë situatë të palakmueshme. ju bëj thirrje të gjitha partive politike dhe mediave elektronike që të kenë kujdes dhe të mos keqpërdorin emrin tim lidhur me ngjarjet në Lagjen Petrov sepse veprim i imi ka qenë human dhe njerëzor dhe nuk ka kurrfarë motive tjera.

Gjithashtu ju bëj thirrje organeve kompetente që janë përgegjese per mbajtjen e rendit publik që të ndërmarrin masa në parandalimin e situatave të këtillë në të ardhmen sepse të gjithë në jemi qytetarë të këtij vendi dhe bashkëjetesa në këtë shtet është i patjetërsueshëm”