Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur me tone të ashpra deputetit të PS, Bujar Çela në lidhje me izolimin e tij.

Meta ka thënë se ka zero shanse për të ndodhur diçka e tillë, teksa ka shtuar se ai i ka thënë gjithë botës që qëllimi i vetëm i mazhorancës është shtyrja në errësirë e Shqipërisë.

Meta: Tu bëjnë thirrje gjithë prokurorëve në botë, edhe gjithë policive në botë, presidenti këtu është dhe të shohim se kush do të izolojë presidentin. Zero shans, qëllimi i vërtetë është për të fshehur i izolimin që ky grup i strukturuar kriminal që ka uzurpuar PS dhe Kuvendin një partiak ka qëllim kryesor izolimin e Shqipërisë nga Evropa. Kthimin e Shqipërisë në kohët më të errëta të parties-shtet. Presidentin këtu e kanë. Madje dhe kur është Presidentin, le të guxojnë të vijnë të zënë këtë institucion. Unë I kam paralajmëruar dhe i kam thënë gjithë botës së ku dua ta çojnë vendin. Qëllimi i vërtetë i tyre është shtyja në errësirë e Shqipërisë. Defaktorizimi i shqiptarëve përmes defaktorizimit të Shqipërisë.

Më herët deputeti i PS, Bujar Çela i bëri thirrje kryeprokurorit Osjan Çela që të izolojë presidentin.