Izolimi nga Evropa, një fatkeqësi ekonomike dhe dramë njerëzore për Shqipërinë

Izolimi nga Evropa, një fatkeqësi ekonomike dhe dramë

Një dëm i paparë dhe fatura direkte e autokracisë, rrënimit institucional dhe e shtypjes së lirive!

Mbyllja e rrugës drejt Evropës do ta gjunjëzojë dhe rrënojë ekonominë më tej.
Sepse do ta bëjë atë më pak konkuruese ngaqë sipërmarrja te ne nuk do të jetë përfituese e fondeve Evropiane, për teknologji, standarte dhe ulje të kostove të prodhimit.
Nuk do të përfitojë nga fondet e infrastrukturës të rrugëve, projekteve të energjisë.

Duke e mbajtur të "inkapsuluar" dhe "karantinuar" vendin si peng të keqqeverisjes, ai është lënë jashtë korridoreve Evropiane të zhvillimit.
Por më e rëndë do të jetë kriza e besimit ndaj investimeve të huaja !
Askush nuk do të investojë në një vend i cili mbahet jashtë Evropës duke qenë pjesë gjeografike e saj .. Sepse qartazi nuk ofron garanci, nuk ofron siguri dhe perspektive për investimet dhe kapitalet në tërësi
Si do të zhvillohet vendi, me çfarë?

Si do të mbyllen gropat e zeza koncesionare dhe ndalet falimenti financiar!
Kush do ta mbajë rininë dhe ti sigurojë asaj punë dhe dinjitet brënda vendit kur këtij i përplasen dyert e Evropës?
Vetëm ndarja sa më parë nga ky model drejtimi është shpëtimi!

Vendi Lajme Politikë edmond panariti izolim nga evropa

EMISIONET