Pas daljes nga spitali, djali 27-vjeçar I shqiptarit që u ekzekutua pak ditë më parë në Greqi, ka treguar për mediat e vendit fqinj, arsyet e krimit të rëndë.

 Sipas tij, ngjarja ka ndodhur për një shumë që vëllai i tij kishte marrë hua.

Me kokën të lidhur me një fashë për shkak të goditjes nga një plumb në pjesën e pasme të kokës gjatë atentatit në Agios Sostis, 27-vjeçari rrëfen se shuma në fjalë është 600 euro.

Ai tha se babai i tij, i cili mori katër plumba ku një e goditi afër zemrës, vdiq për të mbrojtur fëmijët e tij.

27-vjeçari dhe vëllai i tyre kishin caktuar një takim me burrat nga të cilët i vëllai kishte marrë hua 600 euro.

Tensioni mbizotëroi që nga fillimi, tha ai dhe burrat që shkuan të takonin dy vëllezërit nuk vonuan shumë për të marrë armët dhe për t’i ndjekur ata.

Lexo edhe:

Detaje nga vrasja e shqiptarit/ Mediat greke: U qëllua pa kriter, mrekulli që nuk pati viktima të tjerë